Gjithmonë në supër formë, të kuruara deri në detaje, të gjithë jeni mësuar t’i shihni motrat Vjollca si më të bukurat e ekrait shqiptar.
Por erdhi koha t’ju shuhet kurioziteti.
Luana e Marina kanë vendosur t’i rikthehen palestrës dhe nga aty Luana ka postuar një video ku të dyja shfaqen të veshura sportive, të djersitura e paksa të lodhura nga ushtrimet.
Gjatë ushtrimeve nuk kanë munguar gallatat dhe dy motrat shfaqen duke qeshur e duke bërë humor me njëra-tjetrën me filtrat e përdorura në fytyrë.
Kujtojmë që Marina e Luana së shpejti do rikthehen në ekran.