Arsenali ka mposhtur 3-2 Evertonin.
Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas vetëm gjysmë minute lojë kur Calvert Lewin shënoi një gol të mrekullueshëm.
Por Arsenali arriti të reagonte nga mesi i pjesës së parë dhe përmbysi në pesë minuta me Nkietah dhe Aubameyang.
Richarlison ka barazuar rezultatin në minutën e katërt shtesë ndaj Topçinjve me një tjetër goditje standarde që futet në zonën e Arsenalit, mbase pika më e dobët e tyre.
Pas pushimit Aubameyang rikthen avantazhin dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Një fitore e madhe për Arsenalin që parakalon Evertonin në renditje dhe njitet në vend të 9-të.