Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi shkaktoi një incident teksa presidenti Hashim Thaçi mbante një konferencë për mediat.
Teksa po komentonte fjalimin për formimin e qeverisë, qytetari u dëgjua duke bërtitur me fjalët “Hajn”, e “pronto”.
Gjatë fjalës së tij, Thaçi foli për formimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin dhe deklaroi se është një ditë e rëndësishme pasi sipas tij u vu një gur tjetër në themelet e demokracisë.
“Tani nuk kemi kohë asnjë dite, duhet te fillojmë të punojmë më sfidat që kemi. E dëgjova me vëmendje Avdullah Hotin në Kuvend, e mirëpres angazhimin e tij për lùftimin e pándemisë Còvid-19, për dialogun Kosovë-Serbi, për raportin me ShBA-në”, u shpreh Thaçi.
