Emisioni Jugones nga gazetari Josep Pedrerol është duke raportuar se Barcelona nuk e do në skuadër Luis Suarez diçka që ia kanë konfirmuar atij burime anonime.
Pedrerol thotë se se Barça insiston që ta shesë në një apo tjetër mënyrë pasi nuk është i gatshëm të paguajë pagën e lart edhe për një sezon.
Në anën tjetër, Suarez nuk dëshiron të largohet teksa Koeman do ta ketë më vështirë, të llogarisë në të, apo ta lë në stol, nëse Suarez ngul këmbë që të mos largohet nga Camp Nou.