Suarez dhe një makinë tjetër mbërrijnë te shtëpia e Messit, çfarë po ndodh? (VIDEO)

Vijojnë lëvizjet me makina në shtëpinë e Lionel Messit, emrit më të përfolur në ditët e fundit në mediet botërore.

El Chiringuito përmes disa videove ka raporuar se ka lëvizje të mëdha në shtëpinë e yllit argjentinas, i cili është në qendër të vëmendjes ditëve të fundit pasi javën e kaluar i dorëzoi Barcelonës një kërkesë për transferim.

Fillimisht, Luis Suarez shkoi te shtëpia e shokut të tij të skuadrës dhe para pak minutash shkoi edhe një makinë tjetër.

Ende nuk dihet se çfarë është duke ndodhur, megjithatë Messi dhe Suarez njihet si miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

Është planifikuar një takim mes babait dhe përfaqësuesit të Messit, Jorge me hierarkinë e Barcelonës, përfshirë Josep Maria-Bartomeu.

32-vjeçari dëshiron largimin nga Barca, por këta të fundit nuk po e lejojnë të largohet falas. Çështja mund të përfundojë në gjykatë, mirëpo pala e lojtarit është e interesuar ta zgjidh pa shkuar fare atje.


Shtuar 1.09.2020 13:54