Një stuhi e fuqishme ka goditur në orën 1 të mëngjesit Luizianën, teksa sipas autoriteteve kjo është stuhija e parë më e fortë që nga viti 1856, dhe pritet të depërtojë deri në 200 milje në tokë.
Urganai Laura arriti në tokë afër qytetit të vogël të Kameronit rreth 30 milje larg kufirit të Teksasit, ku zyrtarët shkuan derë më derë duke iu lutur njerëzve të evakuohen mes frikës se e zona mund të përmbutet.
Erërat bënë kërdin në qytetin Charles herët në mëngjes, duke shembur ndërtesa, shkulur pemë dhe duke shembur një rrugëkalimi në Spitalin St Patrick ndërsa banorët thanë se qyteti i tyre po shkatërrohej.
Në një deklaratë, Zyra e Sherifit të Famullisë Vermilion në Luiziana paralajmëroi se kushdo që zgjedh të mos evakuohet ‘duhet të kuptojë se përpjekjet e shpëtimit nuk mund dhe nuk do të fillojnë derisa të ketë kaluar stuhia ‘.