Soni Malaj rikthehet në ekran, zbulon prjektin televiziv ku do të përfshihet (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, do të rikthehet pas një kohe mungese në skenë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soni përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se bëhet fjalë për një projekt të ri.

Ajo ka njoftuar se bëhet fjalë për projektin “Këngë moj”, por nuk ka treguar më shumë detaje specifike.

Kujtojmë që disa javë më parë, e ftuar në “ABC e pasdites”, Soni foli rreth faktit që të njohur të saj janë prekur me Covid madje shtoi se i është dukur absurd që grumbullime masive janë bërë edhe përtej orës 20:00.


Shtuar 25.09.2020 09:59