S’kishte maskë, policia në Kosovë rreh brutalisht qytetarin në sy të fëmijëve (VIDEO)

Një burrë është dhunuar mbrëmjen e djeshme në mes të Prishtinës pasi nuk kishte vendosr maskën me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas pamjeve të bëra publike nga mediat kosovare, ai është dhunuar në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, teksa një efektive grua përpiqet që t’i qetësojë.

Kujtojmë se në Kosovë është e detyrueshme mbajtja e maskës në publik. Ligji për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive përcakton qartë ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Por ndër to lexohet vetëm gjoba, jo dhuna.


Shtuar 13.09.2020 08:04