SKANDAL/ Ambulanca lë te dera e qendrës shëndetësore gruan mbuluar me batanije (VIDEO)

Disa qytetarë kanë denoncuar përmes një video një skandal që ka ndodhur së fundit në qendrën shëndetsore Lira në qytetin e Beratit.

Sipas tyre ambulanca ka sjellë një person të sëmurë dhe e kanë lënë në derën e qendrës vetëm pa njoftuar askënd për t’i ardhur në ndihmë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Gjendja e personit nuk duket aspak e mirë ndërsa është mësuar se qendra Lira është spital që kuron fëmijët me sëmundje mendore.

Mesazhi i qytetarit:

E sjell njeriun e sëmurë te dera e qendrës Lira (spital për fëmijë me sëmundje mendore) si mund të jenë kaq të pashpirt mjekët dhe kushdo që ka qenë brenda në atë ambulancë. Në këtë kohë korone mund të jetë dhe infeksion për lagjen nuk e dimë çfarë mund të ketë. E solli 127 e la aty të shtrirë për tokë. Ka ndodhur në qytetin e Beratit. Çfarë është ky skandal, ku po jetojmë vallë?!


Shtuar 25.03.2020 14:04