Si rrallë herë më parë, Meta ia thërret këngës me Ylli Bakën (VIDEO)

“Iso-Polifonia e Toskërisë është një nga kryeveprat dhe pasuritë më të mëdha kulturore e shpirtërore të kombit shqiptar!”

Presidenti Meta gjatë vizitës në vendlindjen e tij, Skrapar ku edhe dekoroi paraditen e sotme disa artistë të muzikës së këngës popullore të Skraparit, ka takuar edhe këngëtarin e mirënjohur Ylli Baka.

Në një video që bëri publik në rrjetet sociale, Presidenti Meta është parë duke kënduar ISO-Polifoninë e Toskërisë, krah me Ylli Bakën dhe Dule Malinin, si dhe emra të tjerë të polifonisë së kësaj zone.

“Iso-Polifonia e Toskërisë është një nga kryeveprat dhe pasuritë më të mëdha kulturore e shpirtërore të kombit shqiptar! Aq më tepër së bashku me Ylli Bakën e Dule Malindin! “, shkroi Meta, krahas videos së bërë publike nga ana e tij.


Shtuar 25.06.2020 19:09