Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, kuqezinjtë dalin me 3 pika të arta nga Bjellorusia (VIDEO)

Shqipëria e ka nisur me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve duke mposhtur 0-2 Bjellorusinë duke marrë 3 pikë të arta.

Kuqezinjtë zhvilluan një lojë mjaft të mirë duke i lënë pak hapësira vendasve teksa goli i parë erdhi nga Cikalleshi i cili realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Ndërkohë goli i dytë u shënua nga Bare 10 minuta nga fundi i takimit.

Sfidën e radhës Shqipëria do ta luaj ditën e hënë, në “Air Albania”, ndaj Lituanisë.


Shtuar 4.09.2020 20:37