Nëse kaloni mjaftueshëm kohë në Instagram, Tëitter apo edhe TikTok, do ju dalë para një fytyrë krenare që ia ka dalë të rrisë qepë të njoma në shtëpi. Izolimi na ktheu të gjithëve pas në kohë.
Shumë prej nesh kanë kthyer sytë nga kuzhina për shëptim nga mërzia. Si pasojë, po e zëmë bukën vetë dhe mesa duket, po rrisim qepë të njoma në parvazin e dritares.
Nëse doni ta provoni, ja çfarë duhet të bëni. Si fillim, gjeni qepë të njoma. Gatuani diçka të shijshme, por sigurohuni të ruani një gisht qepë mbi rrënjën për t’i dhënë mundësinë të rritet sërish.
Me rrënjë poshtë, vendosini qepët e njoma në një enë qelqi të ngushtë që kur të zgjaten, të mos bien. Ena duhet të jetë e tejdukshme që të marrë sa më shumë diell. Mbulojini rrënjët me ujë, por mos i zhysni në të. Pjesa e sipërme duhet të jetë e thatë. Vendoseni enën në një vend me diell, mundësisht në parvaz. Ndërrojeni ujin çdo ditë. kaq.
Sa kohë do që të keni në duar një qepë të njomë të re? Varet nga gjatësia e rrënjës që “mbollët.” Pjesa e bardhë do më shumë kohë të rritet se gjethet jeshile. Zakonisht, nevojitet një javë pritje.