Saimir Tahiri bën paralajmërimin e fortë teksa futet në gjykatë: Kështu do e hanë të gjithë! (VIDEO)

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të merret vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Si gjithmonë, ish-ministri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Por në momentin kur Tahiri po i afrohej derës së Gjykatës, një nga operatorët e televizioneve rrëzohet.

Në këto momente sikleti për gazetarët, Tahiri ka dhënë një mesazh në drejtim të kamerave.

“Kështu do e hanë të gjithë”, tha ish-ministri Saimir Tahiri i cili sot merr përgjigjen e drejtësisë.

Rikujtojmë se Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin dhe për Jaeld Celën. /albeu.com/


Shtuar 24.06.2020 07:49