Categories: Uncategorized

Rrugorja me “dorë të hekurt”: Pezullohen të tjera leje drejtimi, procedohen shoferët (VIDEO)

Rrugorët e kryeqytetit, duke konsideruar ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet policore dhe verifikimet e tyre, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe për procedimin e shkeljeve që nga analizat e riskut rezultojnë edhe shkak për aksidentet rrugore.

Patrullimet dhe kontrollet policore janë fokusuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në varësi të problematikës që i karakterizon ato, siç janë korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave, sistemet e fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, shkeljet e sinjalizimit të ndritshëm (semafor), përdorimi i aparateve celular gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Të lidhura

None found

Në funksion të kontrolleve, përgjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht :

• 67 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave;

• 26 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë;

• 13 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi;

• 56 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#KujdesZbatimineRregullave
#JoAlkoolJoShpejtësiNëTimon
#FundjavëTëMbarëDheTëSigurt

të fundit

Cassano ul vlerat e Viniciusit: Rodrygo është më i mirë dhe duhet të startojë

Gjatë një interviste para përballjes mes Romës dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit,…

2 minutes ago

Pas Dani Carvajalit, Getafe synon të afrojë edhe Jadon Sanchon

Getafe po përgatit një tjetër lëvizje befasuese në tregun e transferimeve, pasi synon transferimin e Jadon Sanchos, pas sigurimit të…

2 minutes ago

VIDEO/ Studentët i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, përplasje e fortë në Rrugën e Durrësit

Protestuesit kanë vijuar përplasjet me policinë te rruga e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit. Përveç goditjeve me sende të forta…

4 minutes ago

Dhuna e policisë ndaj studentëve/ Reagon Luiz Ejlli: Populli s’duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur…

Përmes një postimi në "Instagram", këngëtari Luiz Ejlli, ka reaguar lidhur me protestën studentore dhe situatën e krijuar me disa…

12 minutes ago

Haxhiu: Aleanca me NATO-n, bazament i sigurisë së Kosovës dhe i perspektivës euroatlantike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë partneriteti me NATO-n është shtyllë kryesore e sigurisë për Kosovës dhe…

19 minutes ago

Fadil Geci para Pallatit të Drejtësisë: “Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese

Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën…

20 minutes ago