shqiperi

Policia në aksion çdo ditë të javës në Tiranë, 17 të arrestuar vetëm në fundjavë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranë ka ushtruar kontroll intensiv në të gjitha rrugët e kryeqytetit, çdo ditë të javës.
Sipas policisë kontrollet ndërmerren për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Ato janë të përqendruara në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që bëhen pengesë duke bllokuar lëvizjen normale të automjeteve apo këmbësorëve, të atyre që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe të atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi, kryejnë manovra të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Të lidhura

None found

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për vozitje në gjendje të dehur, si dhe 1 tjetër për drejtim mjeti pa patentë.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle intensive në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, jo vetëm gjatë fundjavës, por 24/7.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që bëhen pengesë duke bllokuar lëvizjen normale të automjeteve apo këmbësorëve, të atyre që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe të atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi, kryejnë manovra të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, konkretisht: S. Gj., 56 vjeç, E. A., 35 vjeç, A. K., 50 vjeç, B. S., 55 vjeç, P. M., 29 vjeç, A. H., 25 vjeç, H. C., 38 vjeç, F. P., 36 vjeç, L. Gj., 53 vjeç, B. Z., 42 vjeç, F. Xh., 42 vjeç, P. Dh., 21 vjeçe, E. T., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, B. G., 39 vjeç, E. T., 27 vjeç.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas disa minutash ndjekjeje, kanë vënë në pranga shtetasin A. Xh., i cili duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka tentuar të shmangë shërbimet e Policisë Rrugore, duke u larguar me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit.

Po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas disa minutash ndjekjeje është kapur dhe është vënë në pranga.

Nisur dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit do të vijojë, jo me aksion, por me kontrolle permanente 24/7, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, forcën “Shqiponja” dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe për të siguruar lëvizjen normale të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës, duke marrë shkas nga dy episodet e fundit në qytet, ku dy drejtues mjetesh që ishin në shkelje tentuan të largoheshin duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe për respektim e bindje ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, pasi shërbimet policore janë të angazhuara dhe të fokusuara për të mos toleruar asnjë person që kërkon të sfidojë ligjin dhe Policinë apo të rrezikojë jetën e qytetarëve. /albeu.com/

të fundit

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit, Al Jazeera: Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe arsim më të mirë!

Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore që nisi një ditë më parë, e cila është shoqëruar më tensione dhe…

1 minute ago

Tensionet rikthehen para Ministrisë së Arsimit, protestuesit ngrenë barrikada

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përplasur sërish me efektivët e Policisë. [...]Read More...

7 minutes ago

Kallëzohet penalisht zyrtari policor në Kratovë, dyshohet se qëlloi disa herë në ajër

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Shkaktim i…

11 minutes ago

Në gjykatë nis procesi ndaj personit të akuzuar për kërcënim me vrasje ndaj Vjosa Osmanit

Mesazhi “Mas more se ajo që e shet venin pak esht plumbi per te, rnoft Albini me popullin” i postuar…

14 minutes ago

Rruga e Durrësit si “fushë-betejë”/ Protestuesit nuk dorëzohen, hedhin gurë në drejtim të efektivëve! Drejtori i Policisë Skënder Hita zbret në terren

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…

23 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndan mbi 1.8 milion euro për Luginën, Kamberi denoncon pengesat e Serbisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, në mbështetje…

23 minutes ago