Categories: Uncategorized

Tapë në timon, pa leje drejtimi dhe me tentativë për korrupsion: Ndalohen 6 shoferë (VIDEO)

Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.

Në pranga dhe një drejtues mjeti, për aksident rrugor duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, i cili u largua nga vendngjarja.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, në pranga edhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi.

Bllokohet në një autoservis në rrugën Vorë-Marikaj një automjet, i cili pas verifikimeve rezultoi i vjedhur në Angli.

Kontrolle për alkool edhe në linjat interurbane, ku një drejtues autobusi i linjës së Bathores drejtonte nën efektin e alkoolit autobusin me pasagjerë, pa kryer kontroll teknik dhe me siguracion të përfunduar.

Rrugorët e kryeqytetit, në zbatim të Planit Operacional Tispol për “Targat e humbura, të vjedhura dhe të çregjistruara 2020”, si dhe në zbatim të detyrave për rritjen e kontrolleve kryesisht në njollat e zeza, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e sigurisë rrugore dhe asaj publike, kanë shtuar kontrolle në të gjithë territorin.

Kontrollet janë përqendruar në rrugët me risk të lartë për aksidentet rrugore, si dhe në verifikimet e serviseve, pikave të shitjeve të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, për gjetjen dhe dokumentimin e targave apo mjeteve që kanë interes për strukturat e tjera policore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të arrestuar nga shërbimet e trafikut urban; 3 të papajisur me leje drejtimi, të arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore interurbane dhe 1 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”, i cili rrezikoi jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe efektivëve të Policisë Rrugore në zonën e Kamzës, për shkak të manovrave të rrezikshme gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe me qëllim shmangien e Policisë Rrugore. Falë ndjekjes pa ndërprerje nga efektivët e Policisë Rrugore interurbane, u bë i mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë pranë banesës së tij dhe nga verifikimi drejtuesi i këtij mjeti rezultoi edhe me precedent policor dhe penal të mëparshëm, për vepra të tjera penale.

Te gjitha shërbimet e trafikut urban dhe atij interurban në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë vijojnë kontrollet në funksion të Planit Operacional, për monitorimin e trafikut dhe kontrollet e kombinuara me radar e drager, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e së sigurisë së jetës në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët e shumtë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme po adresojnë shkelje të Kodit Rrugor dhe fton cilindo që konstaton apo has në shkelje të Kodit Rrugor t’i adresojë ato në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112, si dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, duke u garantuar se çdo shqetësim do vlerësohet me profesionalizëm dhe paanshmëri.

të fundit

Klopp kërkon kohë për Gjermaninë: Po ecim në drejtimin e duhur

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka kërkuar më shumë durim për procesin e rindërtimit të Kombëtares, duke hedhur poshtë pretendimet…

2 minutes ago

Kuvendi vijon sot seancën, pritet votimi për Ligjin për Specialen

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…

4 minutes ago

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 13 Nëntor 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

14 minutes ago

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

7 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

7 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

7 hours ago