Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se bashkëpunimi me NATO-n përbën një nga shtyllat themelore të sigurisë së vendit dhe të orientimit të tij euroatlantik.
None found
Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri të ditur se mori pjesë në ceremoninë e kalimit të komandës së KFOR-it, ku Gjeneralmajori Özkan Ulutaş ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Gjeneralmajorit Roberto Vergori.
“Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës sonë euroatlantike”, shkroi Haxhiu.
Ajo shprehu falënderime për Gjeneralmajorin Ulutaş për bashkëpunimin e frytshëm me autoritetet kosovare gjatë dy mandateve të tij, duke vënë në dukje se Policia e Kosovës mori përsipër garantimin e sigurisë në zona ku për gati 30 vjet ishte prezent vetëm KFOR-i. Ky hap, sipas saj, tregon besimin e shtuar në institucionet vendore dhe stabilitetin e arritur në Kosovë.
Gjeneralmajorit Vergori, Haxhiu i uroi mbarësi në detyrën e re dhe e mirëpriti në Kosovë.
“Falënderoj gjithashtu Turqinë dhe Italinë, të cilat ndër vite kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it”, shtoi ajo.
Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, në mbështetje…
Pas tri operacioneve në gju dhe tërheqjes nga futbolli në vitin 2019, ish-mbrojtësi i Francës, Benoit Tremoulinas, synon një rikthim…
Në Maqedoninë e Veriut pritet të aplikohet koncepti i ri në arsim, sipas të cilit nxënësit do të qëndronin në…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar gjendjen e pasurisë të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.Të dhënat zyrtare…
Ukraina e cila çdo ditë por përballet me bomba dhe shkatërrime, megjithatë edhe përkundër kësaj por ecën me guxim drejt…