Sergio Ramos deklaron se goli ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve edhe goli i jetës së tij.
Los Blancos ishte duke humbur 1:0 nga Atletico Madrid në 2014-n, teksa doli në skenë Ramos, i cili e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 93-të.
Në fund Real Madridi fitoi me shifrat 4:1.
“Pas golit të ‘La Decimas’ (dhjetëshes) mund të pushoj i qetë. Është goli i jetës sime”, ka thënë Ramos.