Rrahje barbare në Kosovë, dy persona të plagosur (VIDEO)

Një rrahje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.

Si pasojë e kësaj përleshje dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Policia ka pranuar për një rrahje në lagjen Ortakoll. Menjëherë njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Në konsulltim me prokurorin janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Janë realizuar bastisje në disa lokacione të ndryshme. Në njërin lokacion kemi arritur ta kapim njërin që dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”.

Gashi tha se personat e sulmuar janë të njohur për policinë për vjedhje të rëndë.

“Personat e sulmuar janë të njohur për policinë për vjedhje të rëndë. Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje tek të dyshuarit. Policia po bën të gjitha veprimet për kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast”.

Klan Kosova mëson se njëri nga të rrahurit nuk është shtetas i Kosovës.

Pamjet janë shfaqur nga Televizioni Besa në Prizren.


Shtuar 20.07.2020 16:34