Robert Berisha merr lajmin e bukur, por bie pre e gënjeshtrës për 1 Prill (VIDEO)

Prej 19 marsit, Robert Berisha po qëndron i izoluar në një konvikt në Prishtinë.

Kjo pasi u kthye nga një udhëtim që kishte bërë në Amerikë dhe rrezikonte të ishte i infektuar me koronavirua.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, këngëtari ka treguar se nuk po kalon aspak mirë sepse kushtet janë të vështira dhe e ka marrë malli për familjen e tij.

Prandaj, një miku i tij ka përfituar nga situata dhe i ka bërë Robertit një lojë, të cilën Roberti duket se e ka ngrënë.

Shoku i tij e ka marrë në telefon sot për 1 prill dhe i ka thënë se për 1 orë do të dalë nga konvikti.

Roberti e mori me të vërtetë dhe reagoi i gëzuar, megjithatë çdo gjë rezultoi një gënjeshtër .


Shtuar 1.04.2020 14:13