Merr fund epoka Messi-CR7? Renditja e 10 futbollistëve në garën për “Topin e Artë” ka befasi me vendin e parë

Topi i Artë këtë sezon do të ketë surpriza të këndshme.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, kryeson renditjen aktuale në çmimin prestigjioz, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, kurse Leo Messi renditet në vendin e katërt.

Vendi i tretë është pozicionuar “ylli” i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. Lista e publikuar nga “Goal” e konsideron Robert Lewandowskin si favoritin për të fituar këtë çmim pasi polaku këtë sezon ka shkëlqyer duke realizuar 34 gola në 31 ndeshje.

Ja renditja:

10. Jadon Sancho (Borussia Dortmund & Angli)

9. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain & Francë)

8. Erling Haaland (Borussia Dortmund & Norvegji)

7. Neymar (Paris Saint-Germain & Brazil)

6. Karim Benzema (Real Madrid & Francë)

5. Thomas Muller (Bayern Munich & Gjermani)

4. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)

3. Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë)

2. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali)

1. Robert Lewandowski (Bayern Munich & Poloni)


Shtuar 30.06.2020 14:17