Rama njofton nisjen e operacionit të madh kombëtar: Durim dhe besim! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur sot shpërndarja e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti.

Ai ka theksuar se këto ndihma nuk do shkojnë vetëm për personat që qëndrojnë në çadra por edhe për pensionistët e vetmuar dhe familjet e varfra.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një video në faqen e tij në Facebook, ku shihen punonjësit duke ndarë ushqimet për njerëzit në nevojë.

Rama sqaron se për shkak të izolimit të qytetarëve, operacioni do të shpërndahet në gjithë vendin.


Shtuar 17.03.2020 21:55