Puthje pasionante në publik: Në “Përputhen” krijohet çifti i parë (VIDEO)

“Përputhen” është kthyer në rubrikën më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Si pjesë e emisionit “E Diell”, rubrika ka pasur një rekord klikimesh pasi edhe formati është mjaft interesant.

3 vajza qëndrojnë përballë disa meshkujve dhe çdo javë zgjedhin njërin për të dalë në një takim.

Tashmë kanë kaluar disa javë dhe në “Përputhen” është krijuar çifti i parë.

Ata janë dy të rinjtë Ina dhe Geri.

Prej kohësh ata kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, dhe pas disa kohësh ka ndodhur ajo që prisnin të gjithë, puthja.

Teksa janë karantinuar për disa ditë bashkë, çifti i ri ka shkëmbyer puthjen e parë, e cila është komentuar shumë.

Presim të shohim çdo të ndodhë me çiftin në vazhdim!


Shtuar 20.04.2020 06:37