“Portokalli” me surpriza, kështu do t’ju shoqërojë ditët e izolimit (VIDEO)

Një nga masat e aktit normativ që miratoi qeveria parashikonte sanksione për televizionet.

Kështu transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë ose mund të rrezikojnë bllokimin e transmetimit. Në këtë mënyrë disa emisione që zhvilloheshin me më shumë se dy persona kanë deklaruar ndërprerjen e tyre për një kohë të pacaktuar.

Ndërsa “Portokalli” do të vazhdojë dhe me një mënyrë të re. Xhemi dhe Salsano kanë njoftuar se programi do të vazhdojë në formën e “Ditarit të Karantinës”. Kështu aktorët do të na sjellin humor e të qeshura nga shtëpitë e tyre çdo të diel.


Shtuar 17.03.2020 08:27