Portieri nuk pyet për koronavirus, përqafon arbitrin (VIDEO)

Një episod shumë i veçantë është regjistruar ditën e sotme në Bundesligë, respektivisht në ndeshjen Minz-Augsburg.

Këta të fundit fituan me rezultatin 1-0, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është episodi i ndodhur në minutat e fundit.

Pas përfundimit të 4 minutave shtesë, arbitri i bën me shenjë portierit të Augsburgut, Andreas Lute t’ia jepte topin, por ky i fundit nuk e kupton në momentin e parë dhe shkon i habitur afër tij. Sapo afrohet gjyqtari i njofton se ndeshja kishte përfunduar dhe duhet t’i jepte topin.

Menjëherë pas kësaj, portieri i lumtur nga fitorja, nuk pyet për rregulla distancimi dhe shkon përqafon arbtrin. Kaq ka mjaftuar që kjo video të fillojë të bëjë xhiron e internetit.


Shtuar 14.06.2020 19:24