Pogradeci s’pyet për koronavirus, të gjithë të përqafuar në fushë (VIDEO)

Të gjitha kategoritë e futbollit në Shqipëri, janë pezulluar prej afro 2 muajsh, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Edhe pse situata ende nuk është stabilizuar dhe nuk është dhënë OK-i për nisjen e stërvitjeve, ka nga ato klube që “s’pyesin” për Koronavirus dhe stërviten normalisht në fushën e blertë.

Rasti konkret është ai i Pogradecit. Skuadra liqenore militon në Grupin B të Kategorisë së Parë, teksa është një ndër pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Nisur nga fakti që në qytetit e Pogradecit nuk është regjistruar asnjë rast me Koronavirus, lojtarës vendas kanë vendosur të stërviten normalisht në praninë e trajnerit Abazaj, për të qenë në formë optimale, në rast se kampionati rifillon.


Shtuar 30.04.2020 18:41