Përplasje e ashpër mes policisë dhe tifozëve të PSG-së në Francë (VIDEO)

Humbja e trofeut të Ligës së Kampionëve është përjetuar jashtëzakonisht keq nga tifozët e PSG-së.

Sipas raportimeve të fundit, policia franceze në Paris është përplasur ashpër me ultrasit e kampionëve të Francës duke përdorur gazlotsjellës dhe shkopinj gome. Njëri prej tifozëve të PSG-së raporton se sulmi nga forcat e rendit nisi përpara mbylljes së finales me Bayernin.

Pamjet e trasnmetuara nga mediat e huaja tregojnë se dhuna dhe kaosi ka krijuar një gjendje lufte në Paris në zonën stadiumit “Parc de Prince” dhe në “Champs Elysee”.

Duket se ndalimi i grumbullimit të personave ka detyruar forcat e rendit të reagojnë dhunshëm teksa shumë tifozë të PSG-së ishin mbledhur rreth stadiumit “Parc de Prince” për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve.


Shtuar 24.08.2020 07:00