Partizani për turp, shkatërrohet nga Kukësi (VIDEO)

Pëse humbje në 5 ndeshjet e fundit, kampionët në fuqi të Partizanit janë duke kaluar një moment katastrofik.

Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Adolfo Sormani u mposht në sfidën e sotme ndaj Kukësit, me rezultatin 1-3, duke konfirmuar kështu momentin dramatik që po kalojnë, teksa skuadra e Shehit bëri ccfarë dheshi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të verilindorëve, falë golit në sekondat e fundit të Abazaj, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Kukësi realizoi edhe 2 herë të tjera, Boldor fillimisht shënoi autogol në portën e tij, teksa Ethemi trefishoi rezultatin me një parabol.

Të kuqtë u munduan të rihapnin sfidën me Solomon, por vetëm kaq, pasi nuk arritën të bënin më shumë, duke u larguar për të pestën herë radhazi kokë ulur nga stadiumi.


Shtuar 7.06.2020 16:59