Pamje spektakolare, ja si do duket stadium i ri i Realit (VIDEO)

Stadiumi i Real Madridit, “Santiago Bernabeu” do të ketë disa ndryshime, të cilat klubi i ka ndarë edhe me ndjekësit.

Klubi ka postuar një video nga projekti i rinovimit të stadiumit, për të cilin madrilenët kanë shpenzuar 500 milionë euro dhe ishte planifikuar të mbaronte në vitin 2020.

Pritet që stadiumi të pësojë ndryshime të shumta, si në pjesën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme.

Në videon e postuar nga klubi, shihet se pjesa e çatisë së stadiumit do të jetë e lëvizshme, e cila do të hapet dhe do të mbyllet kur është e nevojshme.


Shtuar 14.04.2020 14:44