Pamje e rrallë, mijëra zogj pushtojnë liqenin e Hencit (VIDEO)

Fotografi Arian Mavriqi, kësaj radhe ka sjellë pamje tejet të bukura nga liqeni i Hencit në Fushë Kosovë.

Ai ka publikuar imazhe të zogut shtegtar të njohur si “Cërlojë”.

“Spektakli i mijëra cërlojëve dje në Henc”, ka shkruar ai.

Mavriqi për klankosova.tv ka zbuluar se ky është një rit i tyre para shtegtimit për në vendet më të nxehta.


Shtuar 8.09.2020 17:28