Balerina shumë e dashur për publikun, Klaudia Pepa po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të izolimit. Përpos Instagramit ku jemi mësuar t’i shohim më së shumti VIP-at, aplikacioni Tik Tok iu ka fituar zemrën të gjithëve dhe aty po kalojnë një pjesë të madhe të kohës. Njëjtë ndodh dhe me Klaudian.
Ajo ka publikuar së fundmi një video në të cilën shihet se po bëhet gati për t’i punuar një rreng të dashurit. “Hajde me mua! Le t’i punojmë një rreng të dashurit tim”, dëgjohet të thotë teksa shihet se ka ndërmend ta lagë me ujë.
Mirëpo Klaudia shprehet se ka harruar gjënë më të rëndësishme: Ajo nuk ka një të dashur! “…por unë nuk nuk kam një të dashur”, është vazhdimi i videos, ku balerina ‘detyrohet’ të ndërpresë rrengun e saj.