New York / Kafeneja mbushet plot me shqiptarë, shokohet gazetarja amerikane: S’ka virus që i ndalon (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara po marrin masa ekstreme për t’i bërë ballë situatës nga përhapja e virusit vdekjeprurës që ka gjunjëzuar të gjithë botën.

Megjithatë shqiptarët nuk i harrojnë zakonet, kudo që ata janë. Ata janë mbledhur në një kafene në New York duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave vendase.

“Numri i shqiptarëve në këtë zonë është rritur kohët e fundit. Ata kanë traditë të pinë kafe në çdo kohë të ditës apo natës”, thotë gazetarja.

Ndërsa një punonjës i kafenesë thotë: “S’ka virus që i ndalon shqiptarët”.


Shtuar 15.03.2020 22:28