Në prag të ditëlindjes së mamasë, Rita Ora feston me këngë shqiptare (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar herë pas here momente të ndryshme duke kërcyer dhe festuar me këngë shqiptare. Edhe Bebe Rexha apo Dua Lipa të cilat gëzojnë një famë shumë të madhe nuk kanë ngurruar asnjëherë të tregojnë origjinën e tyre, teksa kanë kërcyer me valle të ndryshme të Shqipërisë.

Së fundmi ka qenë mamaja e Ritës, Vera Ora, e cila ka publikuar një video së bashku me këngëtaren duke kërcyer këngën ‘Zemër’ nga Dhurata Dora dhe Soolking. Në të Rita dhe Vera shfaqen mjaft të gëzuara, duke treguar se kanë nisur të festojnë para kohe ditëlindjen e kësaj të fundit.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme dhe mjaft pozitive edhe për shkak të atmosferës që Rita dhe Vera kanë krijuar.


Shtuar 15.01.2020 11:16