“Dua të të bëj të lumtur” mbyll sezonin e tretë këtë të shtunë.
Por përveç atyre që kanë zgjedhur të tregojnë historitë personale, këtë të shtunë me sa duket është rezervuar një surprizë edhe për moderatoren e emisionit, Arbana Osmani.
Stafi i saj ka menduar t’i sjellë në emision babain, i cili del për herë të parē në një studio televizive.
Arbana ka treguar me anë të një video në ‘Instagram’ se ndërkohë që priste të hynte një nga personahet e emisionit, ka hyrë babai i saj.
Moderatorja është emocionuar menjëherë, duke treguar se kjo është një surprizë mjaft e bukur për të. Megjithatë për të parë më shumë, do të na duhet të presim të shtunën në mbrëmje.
