Ndërron jetë 17 vjeçari që u plagos mbrëmë në Prishtinë (VIDEO)

Plagëve që i mori një ditë më parë nuk mundi të ju mbijetojë.

17 vjeçari Lekë Bulliqi, ndërroi jetë të premten në QKUK.

Familjarët e viktimës që kanë hapur dyert për ngushëllime këtu në Prishtinë, thonë se nuk i njohin të dyshuarit dhe se nuk kanë ditur që djali i tyre kishte probleme me dikë, njofton Klan Kosova.

Por, se të rinjtë kishin mosmarrëveshje, e dinë në familjen e njërit nga 2 të arrestuarit, si të dyshuar për vrasje.


Shtuar 13.03.2020 20:08