NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja niset drejt Bjellorusisë për sfidën e parë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur pak minuta më parë drejt Minskut, ku do të përballet ditën e premte me Bjellorusinë në sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë janë optimistë për të marrë një rezultat pozitiv në transfertë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF ka ndarë me tifozët momentin kur futbollistët dhe stafi kuqezi hipën në avion për të fluturuar drejt Minskut.


Shtuar 2.09.2020 15:55