Napoli siguron fitoren e tretë rradhazi, mposht lehtësisht Torinon (VIDEO)

Napoli ka marrë fitoren e tretë rradhazi në Serie A dhe tashme duket se skuadra ka marrë sic duhet “fytyrën” e Gattusos.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Konstantinos Manolas, kur luhej vetëm minuta e 19’ e takimit. Ky gol vendosi rezultatin final të pjesës së parë.

Fitoren e napolitanëve e vulosi Giovanni Di Lorenzo, duke tundur rrjetën tetë minuta para fundit të lojës. Por, për rezultatin final u përkujdes Simone Edera, në minutën e 91′.

Napoli me këtë fitore numëron 39 pikë dhe mban pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A.

Torino në anën tjetër mbetet me 27 pikë, për të qëndruar në pozitën e 15-të.


Shtuar 29.02.2020 21:53