Gjatë këtyre ditëve, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka treguar se e ka shijuar jugun e Shqipërisë me këngët shqiptare. Ajo ka etiketuar çdo artist shqiptar, duke zbuluar se bregdetin shqiptar po e shijon nën tingujt e muzikës vendase.
Së fundmi Alketa ka ndarë një tjetër video pranë zjarrit me këngën e Kejsi Tolës, me titull ‘Më ke mua’, krah së cilës ka shkruar: “Muzike Shqip. @kejsitola #timekemua Zjarri. Deti.
#frymezim Gati per serialin e ri ne @rtvklan”.
Vejsiu nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë duket se projekti i ri i moderatores do të ketë në fokus këngët shqiptare.
Me siguri në javët në vazhdim Alketa do t’i zbulojë në llogarinë e saj të gjitha detajet që deri më tani ngelen surprizë për publikun.