Gara e gjashtë e MotoGP2020 e zhvilluar këtë të dielë në Misano Circuit, San Marino, i përket Franco Morbidelli.
Piloti italian e kaloi i pari vijën e finishit, duke lënë pas tij Francesco Bagnaia (i dyti) dhe Joan Mir (i treti).
Valentino Rossi vjen menjëherë pas tyre, ndërsa kryesuesi i Moto GP, Andrea Doviciozo e mbylli garën në vendin e 7-të.
Ndërkohë, Fabio Quartararo, i cili mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme nuk arriti ta mbyll garën, për shkak të një aksidenti.