Përmes disa postimeve në “Instastory”, këngëtarja e njohur Enxhi Nasufi ka hedhur një thumb për kolegët e saj. Nuk dihet nëse e ka në veçanti apo thjesht ja drejton mesazhin gjithë industrisë muzikore.
Enxhi ka ndarë me ndjekësit një video të Kimberli Joye, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice of America” në sezonin e 15-të. Nga ato që shkruan në videot, performanca e jashtëzakonshme e Joye duket se e ka emocionuar Nasufin.
“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet”, ka shkruar këngëtarja.
Më pas duke bërë krahasimin me artisten amerikane, ajo ka ironizuar gjithë koleget, duke e vendosur theksin tek pamja e tyre.
“Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, shkruan ajo.