Morata niset drejt Torinos (VIDEO)

Nuk ka më dyshime, Alavaro Morata do të rikthehet te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll është përshëndetur me ekipin Atletiko Madridit, teksa do të rikthehet për një tjetër aventurë me kampionët e Italisë.

El Chiringuito ka zbuluar momentet kur sulmuesi ka shkuar në aeroportin e Madridit për t’u nisur drejt Torinos. Një lëvizje e hapur që e çon në Itali lojtarin.

Morata e njeh mirë ambientin, pasi ka luajtur për 2 sezone, nga viti 2014-2016 me “Zonjën e Vjetër”.

Ronaldo ka dhënë miratimin e tij për Moratën, pasi kanë luajtur së bashku te Real Madridi, teksa spanjolli pëlqehet edhe nga trajneri Pirlo, me të cilin ka luajtur te Juventusi.


Shtuar 21.09.2020 21:50