Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Polican, në fshatin Jaupas.
Një i ri, Hamza Çela ka nxjerrë një thikë duke qèlluar për vdèkje bashkëfshatarin e tij të moshuar, për të cilin raportohet nga burime se kanë edhe lidhje gjáku me njëri-tjetrin.
Policia e Skraparit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e raportuar pasditen e sotme. Burime konfirmojnë se emri i viktimës është Ramadan Çela 77-vjeç i cili është goditur me mjet të prèrës thikë nga bashkëfshatari i tij, 37-vjeçari Hamza Çela.
Pas kësaj, 77-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plágëve të marra duke mos mundur të mbijetonte dot, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur disa minuta më vonë nga blutë e Skraparit.
Mësohet se i moshuari ndodhej vetëm në banesën e tij kur ka ndodhur pèrplasja me të riun. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rèndë.
“Policia identifikon dhe vë në pránga autorin e vrásjes me thikë të 77-vjeçarit.
Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qèlluar me mjet prèrës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrèstimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar ármën e krimit, një mjet prèrës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.