Mohuan lidhjen pasi u kapën “mat”, bukuroshja konfirmon romancën me Don Phenom (FOTO LAJM)

Para disa muajsh, Don Phenom është shprehur se ishte në një lidhje me një vajzë shqiptare që po e mbante sekret, e cila është e panjohur për publikun. Por sekretit i erdhi fundi, kur fotografi i gazetës “Panorama” e ka kapur reperin me të dashurën gjatë koncertit të “Capital T” në shtatorin që lamë pas.

Mirëpo edhe pse u fotografuan bashkë disa herë, Don Phenom u shpreh se janë thjesht thashetheme dhe se nuk është në lidhje me vajzën në fjalë.

Por tani nuk ka si ta mohojë pasi bukuroshja e quajtur Anxhi ka konfirmuar romancën ne reperin me anë të një foto të postuar në Instagram ku shfaqen të dy bashkë në momente romantike në Neë York.

Asokohe, Anxhi ishte bionde, ndërsa tashmë është kthyer në një brune shumë simpatike.


Shtuar 12.04.2020 18:40