Kohët e fundit, jo vetëm në media por kudo po dëgjohet rreth abuzimeve apo ngacmimeve seksuale.
Sot, në studion e emisionit “Shqipëria Live” gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila njihet për ndjeshmërinë e saj përsa i përket temave që kanë të bëjnë me edukatën seksuale apo të drejtat e grave ka folur për legalizimin e shtëpive publike në vend.
Ajo lexoi një mesazh që i kishin dërguar në rrjete sociale, tek thuhej se pjesa më e madhe e ministrave dhe deputetëve në vendin tonë, janë të gatshëm që të paguajnë deri në 2 mijë euro për të kryer marrëdhënie seksuale.
