Milani bën detyrën ndaj Spezia dhe merr kreun (VIDEO)

Milani merr fitoren e tretë radhazi në kampionat pas 3 javëve të luajtura.

Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 3-0 Specian, ndaj të cilëve mundën t’i realizonin golat në pjesën e dytë.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra kuqezi gjeti golin e avantazhit në minutën e 57-të me portugezin Rafael Leao.

Sulmuesi zhyti saktë topin në rrjetë pasi topi erdhi me krosim nga goditja e dënimit.

Me kalimin e minutave, ekipi rriti presionin ndaj Specias dhe Teo Hernandez shënoi golin e qetësisë në minutën e 76-të.

Por, Milani nuk e mbylli me kaq sfidën teksa 2 minuta më pas sërish Rafael Leao realizoi golin e tretë dhe dopietë personale.

Si rrallëherë, ekipi i Stefano Piolit renditet në vendin e dytë në kampionat me pikë të plota me Atalantën, e cila kryeson falë golavarazhit më të mirë. Përveç kësaj, “Djalli” nuk pëson gol në kampionat në 3 ndeshjet e para të sezonit.


Shtuar 4.10.2020 18:15