Presidenti Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë vijuar replikat mes njëri-tjetrit.
Pak më parë, Rama iu drejtua Metës se shqiptarët i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë ai nuk ngopet.
Kaq mjaftoi që Meta të nxjerrë një video të rreth 20 vite më parë ku shkruan.
“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët”.