Mesfushori i Kombëtares shkëlqen në Holandë, shënon një super gol (VIDEO)

Lindon Selahi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin holandez me fanelën e Twentes.

Mesfushori shqiptar shënoi edhe në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme që Twente zhvilloi ndaj Heereveen.

Në minutën e 72’ Selahi shmangu të gjithë mbrojtësit e skuadrës kundërshtare dhe arriti të realizonte një gol mjaft të bukur.

Megjithatë përveçse personal goli i tij nuk e ndihmojë skuadrën, pasi ata humbën me rezultatin 3-2.


Shtuar 1.03.2020 08:12