Mesfushori i Barcelonës dërgon Setien me “kullot lopët”, shikoni çfarë i bën në stërvitje (VIDEO)

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka qenë aktiv në seancat stërvitore të skuadrës së vet, por më këtë që i ka ndodhur në sencën e fundit nuk dihet nëse do marrë pjesë sërish.

Mesfushori brazilian Arthur ia futi topin mes këmbëve trajnerit Setien dy herë gjatë seancës stërvitore të mërkurën.

Arthur madje një herë ia futi topin mes të këmbëve atij pa shikuar fare.

Braziliani dhe bashkëlojtarët e tij nuk munden të përmbahen dhe shpërthyen në të qeshura.


Shtuar 20.02.2020 09:35