“Më mbështet Arilena”, Tan Brama tregon arsyen pse i ka bërë bllok Elvana Gjatës (VIDEO)

I ftuar në “Glamour Zone”, koreografi Tan Brama ka treguar arsyen përse i ka bërë bllok Elvana Gjatës .

Një vit më parë, mes këngëtares së famshme Elvana Gjata dhe koreografit Tan Brama, ndodhi një konflikt.

Ishte ky i fundit që e ‘akuzoi’ këngëtaren si xheloze ndaj artisteve të reja.

Kjo ndodhi fill pasi Elvana Gjata e përjashtoi Tan Bramën nga trupa e saj e baletit, sepse sipas tij kishte performuar dhe për këngëtaren me origjinë nga Kosova, Kidën.

Koreografi u shpreh se:” Në momentin që më hoqi nga Instagrami unë i dhashë bllok. Thashë më mirë bllok se unë e njoh prej kohësh Elvanën. Nuk e njoh sot dje dhe u bëmë miq, dhe se prisja faktikisht. Më shkruajti menaxheri i vet dhe i thash që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thash kështu ndodhi dhe kaq. Por më pyetën pse s’je më trupa baletit. Nuk është normale të hiqesh nga trupa, pse more pjesë ti tek Kida. Unë jam artist, unë shkoj ku të dua, sepse prandaj kam investuar tek vetja”.
Kjo ndodhi fill pasi Elvana Gjata e përjashtoi Tan Bramën nga trupa e saj e baletit, sepse sipas tij kishte performuar dhe për këngëtaren me origjinë nga Kosova, Kidën.


Shtuar 7.05.2020 14:21