Bashkëshortja e ka befasuar reperin Mc Kresha me një dhuratë shumë të veçantë.
Momente të bukura janë kapur në një video në familjen e Kreshës dhe Erzinës, kur ajo e zbuloi dhuratën që ia ka blerë bashkëshortit.
Erzina ka zgjedhur që t’i dhurojë artistit një gramofon dhe një pllakë gramofoni të përgatitur enkas për të.
Kresha në video shihet shumë i lumtur dhe i befasuar me dhuratën, duke filluar menjëherë ta ‘studiojë’ dhe të vë në përdorim, ndërkohë që e falënderonte bashkëshorten me puthje e përqafime, duke mos e fshehur aspak lumturinë.
Mc Kresha dhe Erzina janë martuar gjatë vitit të kaluar, në një ceremoni private mes familjes dhe miqve të ngushtë, megjithëse është bërë dasma më e diskutuar e vitit.
Ata tash janë edhe prindër të një vajze, Izën.